LAJMI I FUNDIT:

Luma: Rexhep Qosja i pari hodhi idenë për shkëmbim territoresh me Serbinë (Video)

Luma: Rexhep Qosja i pari hodhi idenë për shkëmbim territoresh me Serbinë (Video)

Analisti dhe publicisti Ernest Luma ka thënë se i pari që ka dhënë idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë ishte akademiku Rexhep Qosja.

“I pari prej njerëzve të shquar në shoqërinë kosovare pas vitit 1999, që ka dhënë idenë për shkëmbim territoresh, ishte akademiku Rexhep Qosja. Ai ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte që tri komunat veriore (Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi) t’i jepen Serbisë dhe si shkëmbim të marrim ato që i kishim dikur, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën”.

Luma në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kjo ide nuk është pritur aspak mirë dhe as tani nuk po pritet mirë në opinionin publik.


Ai tha se shkëmbimi i tokave që ka ndodhur në vitin 1954 u bë për zhbalancim etnik dhe fortifikimin e vllaznim-bashkimit.

“Veriu i Kosovës më shume ka qenë tokë e askujt se e Serbisë apo e Kosovës. Ka pasur anarki dhe xhungël, dhe jo rend e ligj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Problemi i veriut të Kosovës, sipas tij, nuk është i ri e as i krijuar pas luftës së fundit.

“Duhet të kemi parasysh se problemi i veriut nuk i përket vetëm kësaj periudhe, është problem i krijuar prej 50 vitesh, qysh atëherë kur janë shkëmbyer territoret”, tha Luma./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori