LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Turqia dhe Maqedonia e Veriut së bashku kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit

Erdogan: Turqia dhe Maqedonia e Veriut së bashku kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot gjatë takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski theksoi se dy vendet së bashku, si aleatë të NATO-s, kontribuojmë drejtpërdrejt në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.

Erdogan gjatë konferencës së përbashkët me Mickoskin në takim janë diskutuar rrugët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa me një deklaratë të përbashkët të nënshkruar, është krijuar mekanizmi i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë midis dy vendeve, përcjell “Anadolu Agency”.

“Kam dëshirë që në periudhën e ardhshme të vizitoj Shkupin për takimin e parë të Këshillit”, tha President turk.


Ai theksoi se hapat që mund të ndërmerren drejt avancimit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike kanë qenë një nga temat kryesore të takimit të sotëm, duke shtuar se firmat turke kanë investime në vlerë që i afrohet shifrës 2 miliardë dollarë në Maqedoninë e Veriut, në sektorë të shumtë, si bankat, shëndetësi, arsim dhe energji të rinovueshme.

Ai njoftoi se po ashtu janë shqyrtuar në detaje marrëdhëniet në fushën ushtarake dhe projektet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes.

“Me Maqedoninë e Veriut, aleatin e NATO-s, jemi dy vende mike që kontribuojmë së bashku drejtpërdrejt në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, shtoi Erdogan.

Kryeministri Mickoski, siç njoftojnë nga shtypi i qeverisë së RMV-së, në takim ka theksuar se Turqia është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm ekonomikë, por edhe një forcë e domosdoshme me ndikim të madh në rajon dhe angazhimi ynë i përbashkët është të rrisim investimet turke në Maqedoni dhe të krijojmë mundësi të reja për kompanitë e vendit në tregun turk.

“Tashmë kemi shumë shembuj pozitivë të kompanive turke që punojnë me ne, në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, dhe nga ana tjetër, së fundmi dhe siç e kemi paralajmëruar, kemi bashkëpunim në fushën e energjisë me një kompani të rëndësishme dhe të madhe turke për investime në ndërtimin e termocentraleve me gaz kogjenerues, rrjeteve të ujit të ngrohtë dhe gazit në vlerë deri në një miliard dollarë”, thuhet në njoftim.

Para konferencës për media, dy liderët nënshkruan deklaratë të përbashkët politike për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori