Turqia nuk ka marrë ‘propozime konkrete’ për të adresuar shqetësimet në lidhje me ofertën e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Kështu ka thënë gjatë fjalimit të tij në parlament, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili ka shtuar se Turqia dëshiron të shoh një qasje më të sinqertë nga dy vendet nordike në lidhje me shqetësimet e vendit të tij ndaj kërkesës së tyre për anëtarësim në NATO.
Ai tha se kundërshtimi i Turqisë ndaj Stokholmit dhe Helsinkit zyrtar në lidhje me kërkesën e tyre për anëtarësim nuk është “oportunizëm” siç thuhet nga disa, por më shumë si shqetësim në lidhje me sigurinë kombëtare, transmeton Telegrafi.
Muajin e kaluar Finlanda dhe Suedia zyrtarisht dorëzuan kërkesat e tyre për anëtarësim në NATO në një “moment historik” siç u quajt ndryshe pas shqetësimeve mbi stabilitetin e sigurisë së tyre pas agresionit rus ndaj Ukrainës.
Kërkesa e tyre tani do të shqyrtohet nga 30 vendet anëtare të aleancës ushtarake.
Megjithatë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shprehur rezerva për bashkimin e këtyre dy vendeve në aleancë.
Qeveria turke po shtyn kërkesat e tyre ndaj Suedisë dhe Finlandës që të godasin disa subjekte që sipas Ankarasë zyrtare janë të lidhura me Partinë Punëtore Kurde, parti e cila në Turqi konsiderohet si organizatë terroriste. /Telegrafi/