Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në programin “Takimi i madh me të rinjtë” në transmetimin e përbashkët të televizioneve ATV dhe A Haber, ku iu drejtua të rinjve nga Turqia dhe jashtë saj të cilët i ndjekin studimet në këtë vend, dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre.
Gjatë programit, një student nga Kosova i cili ndjek studimet në Turqi, tha se Turqia është shembull për shtetin e tij sa i përket zhvillimit. Me këtë rast, Erdogan theksoi se në Kosovë ka shumë kryevepra dhe se do ta rigjallërojnë historinë atje. Ai theksoi se në Kosovë kanë realizuar punime të ndryshme si ndërtimi i urave dhe xhami si dhe përmirësimi i mjedisit dhe se do të vazhdojnë me të njëjtën edhe në të ardhmen, raporton Anadolu Agency.
Duke njoftuar se në Turqi studimet i ndjekin 80 mijë studentë të huaj, Erdogan u shpreh se atyre ua kanë hapur dyert e të gjitha shkollave dhe se për ta nuk ka asnjë vështirësi.
Erdogan gjithashtu theksoi se ka ndjenja të posaçme për Kosovën, duke rikujtuar se Turqia është vendi i dytë që e ka njohur pavarësinë e saj.
“Vendi i dytë që e ka njohur Kosovën jemi ne. Ishin në Komisionin e Ministrave dhe po garonim me Amerikën se ‘a do ta njohin ata të parët, apo ne’. Prisja lajme nga bashkëpunëtorët dhe më thanë se ‘Amerika e njohu’, ndërkohë që ne jemi të dytët. Pra, kemi një kujtim të këtillë për Kosovën. Natyrisht, ende nuk e ka arritur numrin e dëshiruar të shteteve që e njohin atë, megjithatë, nëse nuk gabohem, ky numër ka arritur në 140. Bëra thirrje në Samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik duke thënë se ‘Nuk duhet të ngelë asnjë shtet nga mesi juaj që nuk e njeh Kosovën.’ Por, gjithkush i bën llogaritë e veta duke thënë se ‘Ne e kemi këtë problem’ e tjetri ‘Edhe ne e kemi këtë problem.’ Edhe ne kemi probleme, por nëse ju ngecni në këto probleme, atëherë asnjëri nga këto nuk mbaron”, tha Erdogan.
Ai u shpreh se sa i përket kësaj, Turqia dallohet me vendimmarrje.
Duke dëshiruar që studentët kosovarë t’i mbarojnë me sukses studimet dhe të kthehen e të kontribuojnë në vendin e tyre, presidenti Erdogan u shpreh se “Do të ktheheni dhe do t’i shërbeni vendit tuaj e t’i vazhdoni punimet njëjtë sikurse ambasadorët tanë, konsullët dhe shefat e misioneve, dhe do t’i forconi lidhjet”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës