Dayra Daineka është një blogere 23-vjeçare nga Bjellorusia e cila në kohën e koronavirusit së bashku me dy mikeshat e saj vendosi që të kalonte dy javë pushime vere në Shqipëri.
Sot ajo është një blogere, menaxhere e rrjeteve sociale dhe një mësuese për gjuhën shqipe për fëmijët e vegjël. Por nuk ishte vetëm mahnitja që i lanë bukuritë natyrore, kultura dhe mikpritja shqiptare që e bënë të ktheje dhe të jetonte në Shqipëri, ishte dashuria me shikim të parë.
Në studion e “Rudina” Dayra tregon historinë e saj të dashurisë.
Dayra Daineka: Në vitin 2020 unë isha në universitet për mjekësi në Bjellorusi dhe filloi koha e koronavirusit, për herë të parë në të gjithë Bjellorusinë studimet i zhvilluam online dhe mendova pse jo të udhëtoja diku.
Rudina Magjistari: I bie të ketë qenë vera e 2020-ës, kur kaloi le të themi ai momenti i izolimit. Dhe ti vendose të udhëtoje në verë për aq sa mund të udhëtoje.
Dayra Daineka: Po vetëm Shqipëria dhe Bjellorusia ishin të hapura për udhëtime dhe unë mendova pse jo. Në fillim nuk e dija se ku ishte Shqipëria, ku ishte ky vend konkretisht në hartë dhe mendova se duhet të shkoja. Ishte Egjipti, Turqia dhe Shqipëria. Ne zgjodhëm Shqipërinë, kur vijmë shkojmë në Sarandë. Kur shkuam të vizitonim Vlorën dhe Gjirokastrën u çmendëm për këtë. Shqipëria është shumë e bukur. Ne e vizitituam Shqipërinë për dy javë. Ku shkojmë në një lokal unë njoha të dashurin tim që kemi tashmë 5 vite bashkë.
Rudina Magjistari: Pra u njohe në një lokal, në një bar me të?
Dayra Daineka: Po unë shkoja me shoqet e mia, dhe ai ishte atje. Fillojmë të bisedojmë.
Rudina Magjistari: Më trego pak si nisi njohja juaj atje?
Dayra Daineka: Mua më pëlqeu shumë lokali dhe shkoja çdo ditë për të pirë kafe ose për të ngrënë diçka. Ai e dinte që shkoja atje dhe filluam të flisnim bashkë.
Rudina Magjistari: Çfarë e bëri këtë histori të jetë ndryshe?
Dayra Daineka: Ai e tregoi veten si një burrë të vërtetë, një xhentëlmen sepse unë më pas kthehen në Bjellorusi dhe prindërit nuk donin që unë ta vazhdoja këtë lidhje, sepse ishte vetëm në kohën e pushimeve dhe kaq mbaroi.
Rudina Magjistari: Më thuaj pak ti ndenje vetëm dy javë apo e zgjate pushimin tënd.
Dayra Daineka: Jo u ktheva në Bjellorusi.
Rudina Magjistari: Ndërkohë sa kohë kishte që e njihje atë djalin, një javë apo dhjetë ditë. Pra një dashuri dhjetë ditore ama ti kishe rënë në dashuri kokë e këmbë.
Dayra Daineka: U tregova prindërve, por ata më thanë që është një histori pushimesh. Por kur ai filloi të më fliste më shumë, më sillte lule në dhe dhurata në Bjellorusi. Ne menduam më pas që të takoheshim në Stamboll dhe atje vendosim që të fillonim diçka bashkë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Ambasada e Kosovës në Shkup tregon arsyet e shtyrjes së zbatimit të "One Stop Shop" në Bllacë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani