Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi ndonëse po shijon suksesin e projekteve të reja ajo mbetet aktive edhe në rrjete sociale.
Artistja e cila krahas talentit njihet dhe komentohet edhe për linjat e saj të përsosura të trupit, së fundmi ka postuar disa imazhe të reja.
Era nxiti fansat e saj në Instagram duke pozuar në disa foto ku dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.
Në imazhe, krijuesja e hitit “Bon bon” shihet e veshur me një bluzë të gjelbër mëngë të gjata të cilën e përshtati me xhinse.
Pamja e saj atraktive u kompletua me makijazh të theksuar dhe aksesor ari.
Ajo vuri në fokus linjat e saj të formësuara të trupit dhe dukej e mahnitshme.
Nuk munguan as komentet dhe pëlqimet e shumat nga ana e admirueseve të saj sipër fotografive.
Ndryshe, së fundmi Era lansoi një tjetër këngë, këtë herë erdhi në bashkëpunim me reperin Don Xhoni.
Projekti i dyshes mban titulli “Hala” dhe po pritet mirë nga ana e fansave duke grumbulluar mbi 7 milionë klikime deri më tani në YouTube. /Telegrafi/