Thellohen dyshimet për rregullshmërinë e procedurës së tenderimit për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-d. Kushtet e tenderimit janë ndryshuar kur ai veçmë ka qenë i hapur me qëllim që t’i përshtatet firmës spanjolle Eptisa, dyshon OBRM-PDUKM-ja, duke drejtuar gishtin te kryeministri Kovaçevski dhe zv.kryeministri i parë Grubi me dyshime për rregullim të tenderit. Sipas partisë opozitare, përveç që është zgjatur afati, është hequr edhe kushti që kompania të ketë bilanc pozitiv financiar në tre vitet e fundit.
“Dyshimet janë se këto ndryshime janë bërë për firmën “Eptisa” e cila më pas e ka fituar tendrin prej 22 milion eurosh sepse, sipas të dhënave tek të cilat kemi arritur, ajo në vitin 2019 ka punuar me humbje prej 6.7 milion eurosh, në vitin 2020 me 6.9 milion euro kurse në vitin 2021 me 8.5 milion euro humbje. Me ndryshimin e kushtit që ofertuesi të mos duhet të ketë bilanc pozitiv në tre vitet e fundit është hapur mundësia që “Eptisa” të marrë pjesë”, tha Bojan Stojanovski, OBRM-PDUKM.
Qeveria vazhdon të mos përgjigjet në pyetjet e Alsat se mbi cilën bazë ja ka rikthyer të drejtën kompanisë Eptisa që të mund të marrë tenderë me vlerë mbi 1 milion euro, vetëm dy muaj pasi në seancë qeveritare kishte marrë vendim për t’ja hequr këtë të drejtë.
Alsat ka siguruar informacione jozyrtare sipas të cilave në kompaninë “EPTISA” si konzorcium franko-spanjoll, lider i ekipit menaxhues rezulton Branisllav Dimitrijeviq, i akuzuar në Armeni për “mashtrim”. Dimitrijeviq ndiqej penalisht për të paktën tri vepra penale. Nga Armenia ai ishte arratisur falë ndihmës së diplomatëve maqedonas të cilët atij i kishin siguruar një pasaportë diplomatike dhe e kishin evakuuar me aeroplan privat deri sa për të kishte masë kujdesi-mos largimi nga shteti armen. Nga të dhënat e siguruara, rezulton që Dimitrijeviq përveç si lider menaxhues i “EPTISA”-s rezulton edhe themelues i kompanisë “Euro Konsallting”, gjithashtu kompani e përzgjedhur për të mbikëqyrur konzorciumin i cili do të ndërtojë Korridorin 8 dhe 10-d në Maqedoni. Udhëheqës të kompanisë që nga qershori i vitit 2021 ai ka caktuar djalin e tij Zoran Dimitrijeviq.
Alsat ka siguruar informacionin se kompania “EPTISA” në vitin 2016 i është bashkëngjitur grupit të kompanive kineze “JSTI Group” si njëra nga kompanitë më të mëdha inxhinierike në botë. Nuk dihet nëse gjatë përzgjedhjes, Qeveria ka mbajtur llogari edhe për përcaktimet strategjike dhe parandalimin e shtrirjes së ndikimit kinez në vend.
Kompania e themeluar nga Dimitrijeviq “Euro Konsallting” në Maqedoni mësohet të ketë përfituar mbi 270 tenderë nga institucionet shtetërore dhe komunat. Vlera e tyre arrin mbi 4.5 milion euro./alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave

Trupi i copëtuar në pjesë, rasti i vajzës së vrarë në Zall Herr që angazhoi ekspertët e FBI

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania