Enver Sekiraqa, i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 37 vjet burgim, për veprat penale “nxitje për vrasjen e policit Triumf Riza” dhe për “detyrim”, ka kërkuara nga Gjykata e Apelit që të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.
E si garancion për lirimin e tij, Sekiraqa ka ofruar pasurinë e tij, përfshirë shtëpinë, lokalin dhe një shumë parash, të cilat tha se do t’i mblidhte me ndihmën e familjes.
Sekiraqa, tha se nuk ka dhe asnjëherë nuk do të gjendet asnjë provë që do të vërtetohet fajësia e tij për akuzat, për të cilat është dënuar nga gjykata e shkallës së parë.
Këto deklarata, Sekiraqa i bëri në seancën e së mërkurës së kolegjit të Gjykatës së Apelit, të cilën e udhëhoqi gjyqtarja referuese e EULEX-it, Elka Ermenkova, ku u shqyrtuan pretendimet ankimore të palëve.
“Jam dënuar me 37 vite burg për dy vepra penale që kurrë në jetë as në ëndërr nuk i ka parë, prandaj ju lus që të më lejoni të mbrohem në liri”, tha Sekiraqa i cili ndodhet në paraburgim që nga janari i vitit 2014.
Sekiraqa tha se arsyeja pse është dorëzuar në EULEX në vitit 2012, ishte heqja e njollës së zezë, që sipas tij, ka nëntë vjet që e bartë mbi supe.
Ai tha se gjatë gjithë kësaj kohe i kishte kërkuar filmimet e kamerave që i kishte pasur në lokalin e tij, ku edhe është kryer bastisja në ditën e vrasjes së Triumf Rizës, më 30 gusht të vitit 2007.
Për asgjësimin e këtyre filmimeve, ai tha se kishte konstatuar edhe vet eksperti i EULEX-it, i cili kishte gjetur se DVR-ja (vendi i memories së kamerave), ishte e prekur.
“Shikojeni dëshminë e Arben Berishës dhe do e shihni nëse e kishte vra ai për mua ose për para”, tha Sekiraqa, duke i mohuar kategorikisht akuzat për të cilat është dënuar nga shkalla e parë.
Mbrojtësit e të akuzuarit Sekiraqa, avokatët Bostjan Penko dhe Kosovare Kelmendi në dhjetor të vitit të kalua,r kishin atakuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për shumë çështje. Shkeljet procedurale, vërtetimi jo i plotë i gjendjes faktike, shkelja e ligjit penal dhe vendimi mbi dënimin, ishin këto disa nga pretendimet e dy avokatëve, Penko dhe Kelmendi, të cilët i kishin paraqitur në ankesat e tyre.
Avokati Penko tha se është për tu brengosur dhe se asnjëherë në jetën e tij profesionale nuk kishte parë një aktgjykim të tillë, ku arsyetimi i saj nuk është gjë tjetër veç se kopje e fjalës përfundimtare të prokurorit.
Ai tha se provat kruciale, ku është mbështetur aktgjykimi i Themelores, janë siguruar në mënyrë të jashtëligjshme.
Provat që avokati kërkoi që të largohen nga shkresat e lëndës ishin procesverbalet e bastisjes së lokalit të klientit të tij, dëshmia e dëshmitarëve anonim dhe të dhënat hartografike, që sipas tij, këto të fundit janë përpiluar nga vet policia, pasi kishin pasur gabime të shumta, raporton portali “Betimi për Drejtësi”.
Sipas tij, bastisja e 30 gushtit të vitit 2007, ishte bërë pa urdhër, e cila nuk ishte dhënë kurrë nga gjyqtarja kujdestare në ditën kritike, Drita Hoxha.
Ndërsa, për dëshmitarët anonim, që gjykata ua kishte falë besimin, avokati Penko tha se nuk kishte pasur kushte ligjore që ky anonimitet t’iu jepet.
Penko i propozoi gjykatës që masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak apo me paraqitje në polici.
“Asnjëherë nuk ka pasur qëllim që të largohet nga Kosova për akuzën që e rëndon, por është frikësuar se do të vritet. I njeri Riza tani ka vdekur, e nëse do merrni parasysh pretendimet tona, i vetmi vendim i drejtë do të ishte që ta lironi të mbrojturin tim”, tha avokati slloven i Sekiraqës.
Prokurorja ndërkombëtare e Prokurorisë së Apelit, Anca Stan tha se përveç pretendimeve në ankesë nuk kishte çfarë të shtojë tjetër, por e njëjta tha se kërkesa e palës mbrojtëse që të përjashtohen disa nga provat kruciale janë të gabuara.
Prokuroria në ankesën e paraqitur kishte kërkuar që të anulohet vendimi lidhur me veprën penale “ndikimi”, me arsyetimin se e njëjta kishte arritur parashkrimin, të cilën gjë e mirëpriten edhe pala mbrojtëse.
Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqes për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.
Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.
Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.
Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker