Enterieri modern i një apartamenti në nënkulm me një pamje fantastike dhe detaje nga udhëtimet interesante

Me detaje dhe kujtime nga udhëtimi, me një pamje fantastike panoramike të Alpeve, ky enterier modern bardh e zi është kthyer në një port paqësor me ndikimin e atmosferës së destinacioneve të largëta
Studioja e arkitekturës dhe e dizajnit të enterierit NOA e ka dëshmuar tashmë veten në projektet e mëparshme se është e aftë për të kombinuar atmosferën alpine me botët e largëta, dhe kombinimin e historisë emocionuese të udhëtimit të pronares dhe apartamentit në nënkulm me dritë të bollshme, me siluetën imponuese të alpeve si sfond, hodhi themelet konceptuale për këtë projekt.
Apartament në nënkulm, me dritë të bollshme
Në përcaktimin e konceptit, disenjatorët e enterierit u nisën nga baza e apartamentit, një hapësirë drejtkëndore prej 135 m2 me një bllok qendror për zonën e shërbimit dhe një shkallë që të çon në tarracë.
Duke marrë parasysh orientimin treanësor të dritareve të mëdha dhe mundësinë e alternimit të disa funksioneve në hapësirën në formën e shkronjës U, njësi të ndryshme funksionale janë rregulluar në përputhje me lëvizjen e diellit, transmeton Telegrafi.
Enterieri bardhë e zi, me detaje të verdhë shafran dhe suvenire të çmuara
Në lindje, drita e mëngjesit ndriçon hyrjen në nënkulm, ku ka edhe një hapësirë të vogël zyre me një tavolinë dhe një raft librash, dhe në juglindje, një divan i rehatshëm këndor është pika qendrore e dhomës së ndenjes.
Dy njësi kuzhine të pavarura janë vendosur në jug, ndërsa drita e ngrohtë e perëndimit të diellit përhapet mbi tryezën e ngrënies për tetë, e pozicionuar në jugperëndim.
Dy dhoma gjumi në anën perëndimore përmbyllin planimetrinë. Drita bëhet kështu një element qendror në dizajn, gjë që konfirmohet edhe nga zgjedhja e emrit të banesës, Omarama, që do të thotë “hapësirë e dritës” në gjuhën maori, banorëve indigjenët të Zelandës së Re.
Paleta e ngjyrave në brendësi është reduktuar në bazë të zezë dhe të bardhë, me të verdhën e shafranit si pikënisjen e vetme. Në mënyrë të ngjashme, mobilet ndjekin një gjeometri të thjeshtë: rezultati është një ambient i ndritshëm dhe elegant që të kujton Azinë, kryesisht falë llambave dhe veshjeve të lisit.
Tonet e errëta dominuese u arritën duke përdorur kuarcitin e zi, lisin e lyer dhe metalin. Muret janë errësuar me rrasa druri, duke u fokusuar kështu në pamjen panoramike të Alpeve.
Kapelat konike prej kashte, një pikturë e madhe indiane në dhomën e ngrënies dhe një statujë e një luftëtari me një ombrellë janë prekjet përfundimtare të apartamentit, nga i cili pamja arrin shumë përtej maleve të Innsbruck.
PLANI
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMeshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Truku me peshqir për të tharë rrobat më shpejt gjatë dimrit

Ndihesh sikur të gjithë të urrejnë? Ndiq këto shtatë këshilla!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi