Site icon Telegrafi

Enis Gavazaj bëhet me klub të ri, nënshkruan në Bjellorusi te Dimano Minsk

Enis Gavazaj është futbollisti më i ri i Dinamo Minskut në Bjellorusi, pasi që mbeti pa klub para disa ditësh.

Anësori ka nënshkruar për ekipin e ri pasi qëndroi për rreth një javë në provë, ku tregoi sukses.

Gavazaj u largua nga Yenisey Krasnoyarsk, ekip ku nuk pati hapësira, duke zhvilluar shtatë ndeshje në Superligën e Rusisë.

Klubi rus dhe lojtari ndërprenë kontratën me marrëveshje.

Te Dinamo Minsk ai do të kërkojë ta kthejë formën dhe vendin në Kombëtaren e Shqipërisë.

Në klubin bjellorus, më parë ka luajtur edhe Fatos Beqiraj.

Gavazaj ka bërë karrierën në Kosovë te Prishtina nga ku kishte kaluar në Belgjike te klubi Gent.

Ai ka luajtur në huazim edhe te Roeselare, për tu kthyer në Shqipëri te Skënderbeu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version