Ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka thënë se Izraeli kishte të drejtë që ka njohur Kosovën dhe se ai është i lumtur që Prishtina vendosi ambasadën e saj në Jeruzalem.
Engel në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka pasur edhe disa kritika për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth marrëdhënieve me Izraelin, transmeton Telegrafi.
“Izraeli kishte të drejtë që njohu Kosovën dhe jam i lumtur që Prishtina vendosi ambasadën e saj në Jeruzalem. Sidoqoftë, jam thellësisht i zhgënjyer që Presidenti Vuçiq është i gatshëm të minojë marrëdhëniet me Izraelin vetëm për ta që të stagnojë përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thotë ai.
Ndryshe, më 14 mars Kosova zyrtarisht ka njoftuar për hapjen e ambasadës në Jerusalem.
Ky veprim kishte sjell reagimin e BE-së, Turqisë dhe disa shteteve arabe, ndërkohë që është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Telegrafi/
Israel was right to recognize Kosovo, and I’m glad Prishtina put its embassy in Jerusalem. However, I’m deeply disappointed that President Vucic is willing to undermine relations with Israel just to chastise it for improving ties with Kosovo. https://t.co/5oOxx1Oub6
— Eliot Engel (@RepEliotEngel) July 2, 2021