LAJMI I FUNDIT:

Emocione, mesazhe dhe spektakël, 19 mijë tifozë – derbi i takon Tiranës

Emocione, mesazhe dhe spektakël, 19 mijë tifozë – derbi i takon Tiranës

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, që u zhvillua në “Air Albania”, iu takohu bardhëekaltërve që fituan në fund me rezultat 2-1.

Nën një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga më shumë se 19 mijë tifozë të pranishëm në stadiumin “Air Albania”, të denjë për ndeshje të mëdha evropiane, derbi i kryeqytetit pati si fituese Tiranën, që u rikthye pas rreth 6 vitesh, të triumfojë përballë Partizanit.


Takimi nisi më mirë për Tiranën, që pa menjëherë drejt portës kundërshtare dhe që në minutën e tretë kërcënoi rrezikshëm, por Bitri ndali me faull Hoxhallarin, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Megjithatë goli i bardhebluve do të vinte shpejt, pasi në minutën e shtatë ishte një ish i Partizanit, Idriz Batha, që pas një krosimi të marrë nga krahu, nuk gaboi me kokë, duke dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha (1-0).

Reagimi i Partizanit ishte i menjëhershëm dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Jurgen Bardhi që shënoi golin e barazimit (1-1).

Deri në fundin e pjesës së parë nuk pati më gola dhe u mbyll baras, ku tifozërit shfaqën edhe mesazhe duke i kuajtur të humburit nga tërmeti, duke e falënderuar Kosovën për ndihmëm dhe duke treguar se “Jemi një”.

Derbi Partizani – Tirana, mesazhe emocionuese nga Fanatics dhe Guerrils për Kosovën
Lexo po ashtu Derbi Partizani – Tirana, mesazhe emocionuese nga Fanatics dhe Guerrils për Kosovën

Edhe në pjesën e dytë kishte shumë raste, por goli erdhi krejt në fund.

Cobbinah shërbeu për Muccin, që gjuajti menjëherë nga distanca, por gjuajtja e tij u grushtua nga Hoxha, ndërsa topi i mbetur mbi vijën fatale u shty në rrjetë pikërisht nga sulmuesi ganez (2-1).

Vërshëllima finale bëri që të shpërthejë festa bardheblu në stadiumin “Air Albania”, me Tiranën që i dha fund makthit të derbit, pasi fitorja përballë Partizanit mungonte që prej vitit 2014. /SS/

Goli i Tiranës on Vidnews.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori