Site icon Telegrafi

“Emiri Sahiti u vonua, nuk e morëm në ndeshje” – Gattuso i prerë me rregullat e tij te Hajduk Split

Trajneri i Hajduk Splitit, Gennaro Gattuso, e ka lënë në shtëpi sulmuesin anësor shqiptar, Emir Sahitin , për ndeshjen ndaj HB Torshavn në Ligën e Konferencës, pasi ai ka thyer rregullat e skuadrës.

Hajduku viziton HB Torshavn në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë ku ndeshjen e parë e fituan me rezultat 2-0. Klubi është nisur në Ishujt Faroe, pa Emir Sahitin, i cili ishte titullar në ndeshjen e parë.

Trajneri i Hajdukut, Gennaro Gattuso në konferencën për media në Ishujt Faroe, zbuloi se Sahiti dje është vonuar për një angazhim me ekipin dhe për këtë ka qëndruar në Split.

“Ne jemi një ekip futbolli, kemi nënshkruar një marrëveshje që ka rregulla dhe disiplinë të qartë. Emiri u vonua dhe nuk udhëtoi me ne, por e premtja është një ditë e re dhe ne fillojmë nga fillimi”.

“E kemi mbyllur me Sahitin, është e rëndësishme të fitojmë. Më mirë të humbas lojën sesa dinjitetin tim. Nuk ka demokraci në dhomat e zhveshjes. Ka një rregullore. Të premten do të fillojë me Sahitin”, deklaroi Gattuso. /Telegrafi/ 

Exit mobile version