LAJMI I FUNDIT:

Emery dhe Al-Khelaifi shpëtojnë nga dënimet e UEFA-s pas komenteve mbi gjykimin ndaj Real Madridit

Emery dhe Al-Khelaifi shpëtojnë nga dënimet e UEFA-s pas komenteve mbi gjykimin ndaj Real Madridit

Pavarësisht raporteve të ndryshme të mediave, UEFA ka vendosur të mos sanksionojë Unai Emery apo Nasser Al-Khelaifi për komentet e tyre kundër gjykimit pas ndeshjes të së mërkurës kundër Real Madridit.

Trajneri dhe kryetari i Paris Saint-Germain, ishin shumë kritik ndaj performancës së gjyqtarit Gianluca Rocchi në ndeshjen e parë të tetës së finales së luajtur në Santiago Bernabeu, të fituar nga Reali me rezultat 3-1.

Dyshja parisiene besonte se skuadra e tyre ishte ndëshkuar për faulle dhe nuk merrte vendime të rëndësishme që ata mendonin se ishin të merituar. Al-Khelaifi ndjeu se pala e tij ishte trajtuar padrejtësisht dhe dëshiron që situata të rishikohet.


Al-Khelaifi: UEFA duhet të ketë kujdes me gjyqtarët, Neymar nuk shkon te Real Madridi
Lexo po ashtu Al-Khelaifi: UEFA duhet të ketë kujdes me gjyqtarët, Neymar nuk shkon te Real Madridi

“Gabimet e gjyqtarit na kanë kushtuar shumë. Ata e gjykuan [Kylian] Mbappe si pozitë jashtë-loje, kur ai nuk ishte dhe mendoj se gjyqtari arndihmoi Real Madridin”, kishte thënë fillimisht Al-Khelaifi.

PSG humbën nga Reali edhe pse ishin në avantazh (Getty Images)

“Kishte tre gabime, por nuk them se humbëm vetëm për këtë, vetëm se ata bënë një ndryshim. Ne nuk jemi Real Madrid, por kjo është e mjaftueshme, unë mendoj se UEFA duhet të bëjë diçka”, përfundoi sheiku i PSG-së.

Emery u bëri jehonë deklaratave të shefave të tij dhe gjithashtu preku gjyqtarët në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Unai Emery i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit
Lexo po ashtu Unai Emery i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit

“Gjyqtari ka marrë vendime që na kanë dëmtuar në mënyrë të qartë. Kishte lojë me dorë nga Sergio Ramos, kështu duhet të jetë VAR. Nuk e kam parë atë, por puna e gjyqtarit është ta sheh atë”.

“Kjo nuk e justifikon punën tonë, por ne mund të kthehemi në Paris dhe shpresojmë se gjyqtari nuk do të ndikojë në ndeshjen tjetër”, kishte thënë Emery. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori