Emërohen drejtorë të rinj në disa institucione shëndetësore publike në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se ka emëruar u.d. drejtorë të rinj në institucionet shëndetësore publike.
"Ju njoftojmë se ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, ka emëruar ditëve të kaluara u.d drejtorë të rinj në këto institucionet shëndetësore publike:
Qendra për Shëndet Publik Shkup - Muamet Demiri
Spitali klinik i Shtipit - Vladko Zahariev
Spitali i Përgjithshëm i Kërçovës - Maja Cvetanovska Trajkovska
Spitali i Përgjithshëm i Strugës – Vladimir Bunçevski
Spitali i përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar Dibër - Sevdije Koxha
Qendra Shëndetësore Strugë – Arben Labenishta
Spitali Psikiatrik Demir Hisar - Zhan Lozanovski
Qendra për Shëndet Publik Kumanovë - Herolind Sakipi
Spitali i specializuar për parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes jospecifike dhe alergjike - Oteshevë Bllagoja Kitanovski
Klinika Universitare për urologji - Bashkim Shabani", thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/









































