Eman Rrahmani dhe Visar Korenica janë larguar nga partia Lëvizje Vetëvendosje.
Rrahmani në një konferencë për media ka treguar disa nga arsyet pse po largohen nga LVV, transmeton Telegrafi.
“Po bashkohemi me një koalicion për familjen. Kodi Civil që më disa dispozita cenon familjen shqiptare, Projektligjin për shëndetin riprodhues, që tenton të legalizon fertilizimin pa identitet të njohur, që dërgon në incest. Lejimi i ndërrimeve të gjinisë, dhe shumë aktivitete tjera të Ministrisë së Kulturës na kanë shtyrë të mendojmë për angazhimin tonë politik, ikja e të rinjve, etj. Duke parë këto zhvillime, nga sot nuk jemi pjesë e LVV-së”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Deputeti tutje tha “për më shumë së tri vite kemi arritur të ndalim disa aktivitete që cenojnë familjen”.
Rrahmani dhe Korenica janë bashkuar me koalicionin AKR-PD. /Telegrafi/