Sipas kryengritësve dhe Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, viktimat janë vrarë me nga një të shtënë në kokë ose në qafë.
Kryengritësit kanë thënë se trupat janë gjetur gjatë të martës në lumin Quweing, transmeton “Evropa e Lirë”.

Sipas kryengritësve, fajtor për vrasjen e këtyre meshkujve është qeveria siriane.


Aktivistët kanë thënë se në orët e para të së martës, kryengritësit sirianë kanë kapur një kompleks të inteligjencës qeveritare në qytetin lindor të Deir el-Zour.

Thuhet se kryengritësit sirian kanë liruar disa të burgosur të mbajtur në këtë kompleks. Ende nuk është e qartë nëse të burgosurit janë aktivist apo luftëtarë.

Qyteti Deir el-Zour gjendet në zonën e pasur me naftë afër kufirit me Irakun. /Telegrafi/