LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e arsimit nuk presin ndonjë ndryshim në rezultatet e testit PISA

Ekspertët e arsimit nuk presin ndonjë ndryshim në rezultatet e testit PISA

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), i cili organizohet sivjet në Kosovë nga 10 deri më 30 maj, do të mbahet në formën online, ndërsa njohësit e çështjeve të arsimit nuk presin rezultate të kënaqshme nga ky testim.

Njohësi i fushës së arsimit nga Instituti “EdGuard”, Rinor Qehaja, tha për Radio Kosovën se nuk beson që mund të ketë ndonjë ndryshim radikal në rezultatet e testit PISA.

“Risi e mirë për këtë vit për testin PISA, është një testim në tërësi në formën digjitale, pra një ekspozim më ndryshe i nxënësve pjesëmarrës, por që shpresojmë të na sjellë një rezultat më ndryshe. A mund të ketë ndonjë ndryshim radikal në rangim, nuk besojmë shumë, pasi që përgjithësisht nuk kemi ndonjë ndrysim brenda sistemit arsimor dhe vetë mësimdhënies, në mënyrë që ndryshimi në klasë të konvertohet në ndryshim në rangim më të lartë në testin PISA”, ka thënë Qehaja.


Udhëheqësi i Qendrës për Standarde dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, tha se komunat dhe koordinatorët e shkollave të përzgjedhura po bëjnë përgatitjet me nxënësit për mënyrën se si organizohet ky testim.

E për sa u përket rezultateve të viteve të kaluara tha se nuk janë të kënaqur, derisa theksoi se sivjet synohet që Kosova të kalojë disa shtete të Ballkanit.

“Çalojmë në tri fusha: lexim, matematikë dhe shkencë. PISA nuk e mat  direkt nxënësin, mirëpo metodologjia që përdorim ne në shkolla dallon shumë prej asaj se si mat PISA. Duhet të inkurajohen mësimdhënësit që të ketë sa më shumë detyra praktike. Nëse fokusohemi te rezultatet nuk jemi të kënaqur, mirëpo nëse e shohim listën e shteteve pjesëmarrëse, synojmë që të paktën disa shtete të Ballkanit t’i kalojmë”, ka thënë Elezi.

Elezi tha se përgatitjet për këtë testim kanë filluar shumë kohë më parë, ndërsa bëri të ditur se testimi do të fokusohet në tri fusha kryesore.

“Testi PISA fokusohet në tri fusha kryesore: lexim matematikë dhe shkencë, ndërsa këtë vit është edhe zbatimi i teknologjisë në jetën e përditshme. Këtë vit testimi do të mbahet online. Ne kemi përgatitur një doracak  me pyetjet e testit PISA, e kemi shpërnda në mënyrë elektronike, por është edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit, ku nxënësit e mësimdhënësit mund ta shkarkojnë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, së fundmi Ministria e Arsimit ka prezantuar përgatitjet për testin ndërkombëtar PISA 2025, i cili këtë vit do të fokusohet në shkencë dhe sfidat mjedisore. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), vlerëson performancën e nxënësve 15 vjeçar mbi detyrat e jetës reale, që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës. Për këtë vit, në Kosovë janë përzgjedhur 240 shkolla me rreth 6 mijë e 300 nxënës për të marrë pjesë në këtë vlerësim ndërkombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Drejtësi

"Peja si qytet i Serbisë", MPJD reagon lidhur me rastin e tabelës sinjalizuese - mirëpret largimin e saj

Lajme
​A do të ketë koalicion LVV-Nisma, këto janë zhvillimet e fundit

​A do të ketë koalicion LVV-Nisma, këto janë zhvillimet e fundit

Lajme
Katër

Katër "pelegrinët" serbë paraqiten para Gjykatës Themelore në Gjakovë

Lajme
Berisha: Ftesa e Albinit për LDK është djallëzore, po e përgatit vendin për zgjedhje të jashtëzakonshme

Berisha: Ftesa e Albinit për LDK është djallëzore, po e përgatit vendin për zgjedhje të jashtëzakonshme

Lajme
“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Lajme
Kalo në kategori