LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët amerikanë: Personat që kanë kaluar COVID-19 janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës  

Ekspertët amerikanë: Personat që kanë kaluar COVID-19 janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës  

Hulumtimet mbi pasojat afatgjate të virusit COVID-19 tregojnë se gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta sa mund të duken.

Madje, hulumtuesit amerikanë kanë publikuar një studim shkencor në revistën ‘Nature Medicine’  ku ekipi hulumtues ka analizuar të dhënat e më shumë se 150,000 veteranëve të Amerikës dhe ka zbuluar se ka rritje të rrezikut në të gjitha sëmundjet e zemrës një vit pas infeksionit me COVID-19.

Sipas hulumtimeve, një vit pas infektimit me COVID-19, rritet për 63% rreziku i sulmit në zemër, 69% rreziku për aritmi, 52% rreziku për sulm në tru, 72% rreziku për dështim të zemrës dhe trefishohet rreziku i zhvillimit të embolisë pulmonare.

Ekspertët nuk janë të sigurt se përse ndodh kjo, por mendohet se mund të ketë të bëjë me dobësim të sistemit të imunitetit apo me bllokim të enëve të gjakut.

Si të mbroheni dhe të siguroheni se zemra juaj është e shëndetshme?

Pasi që ekspertët amerikanë thonë se viteve të ardhshme do të rritet numri i rasteve me sëmundje të zemrës, Kolegji i Kardiologjisë Amerikane pritet që ta publikojë një udhërrëfyes se si t’i parandaloni këto sëmundje.

Për personat që kanë kaluar COVID-19, ekspertët thonë se stili i shëndetshëm i jetesës është i domosdoshëm me fokus në:

1) Duhet të merreni me ushtrime fizike patjetër nëse veç e keni kaluar COVID-19. Gjithashtu edhe të ushqeheni shëndetshëm
2) Duhet të bëni kontrolle të shpeshta dhe t’i merrni ilaçet me rregull
3) Sigurohuni që në rast se keni ndonjë simptomë të çfarëdoshme, t’ kërkoni ndihmë sa më shpejt


Në rast se dëshironi të kujdeseni për zemrën në kushte shtëpiake, atëherë këtë biçiketë fitnesi e keni me 15% zbritje kur e shkruani kuponin Telegrafi15

Përse ushtrimet fizike janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës?

Ushtrimet fizike janë të domosdoshme për shëndet të mirë të zemrës.

Ekspertët thonë se ushtrimet e rregullta fizike ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut, e zvogëlojnë rrezikun e diabetit, e zvogëlojnë inflamacionin në trup.

Përtej këtyre, ushtrimet fizike po ashtu e përmirësojnë aftësinë e muskujve për të nxjerrë oksigjen nga gjaku, duke e zvogëluar nevojën e zemrës që të pompojë më shumë gjak për muskuj.

Sa kilogramë mund t’i humbni duke kërcyer me litar nëse nuk e ndryshoni fare ushqimin?
Lexo po ashtu Sa kilogramë mund t’i humbni duke kërcyer me litar nëse nuk e ndryshoni fare ushqimin?

Ushtrimet fizike i zvogëlojnë edhe hormonet e stresit, të cilat shkaktojnë presion mbi zemrës.

Ndër tjerash, ushtrimet fizike e zvogëlojnë pulsin e zemrës dhe e rrisin HDL-në apo kolesterolin e mirë dhe ndihmojnë në kontrollimin e triglicerideve.

Artikull i sponzorizuar

Më shumë