Ekskluzive – Flasin Abrashi dhe Lenjani, dy vëllezërit e pandashëm të Kombëtares

Titullar të padiskutueshëm tek Kombëtarja shqiptare, por të suksesshëm edhe në klubet e tyre.
Fjala është për dy lojtarët e mrekullueshëm të Shqipërisë, Ermir Lenjanin dhe Amir Abrashin që përveç shok të Kombëtares ata e llogarisin njëri-tjetrin si vëlla të gjakut.
Të dy lojtarët janë nga Kosova, njëri nga Gjakova e tjetri nga Kamenica por të rritur në Winterthur të Zvicrës ku edhe kanë luajtur së bashku në të njëjtën skuadër.
Në një intervistë për Telegrafin, ‘vëllezërit’ e Kombëtares tregojnë për shoqërinë e tyre si dhe objektivat me Shqipërinë por edhe pushimet që shpesh herë I kalojnë së bashku.
“Me Amirin njihemi që nga mosha 11 vjeçare dhe gjithmonë kemi qëndruar afër njëri tjetrit. Unë e kam një vëlla më të madh por Amiri është vëllai im i vogël”, shprehet Lenjani fillimisht për Telegrafin.
“Ermiri më ka ndihmuar gjithmonë në karrierë. Këshillat e tij gjithmonë i kam marrë parasysh pasi nuk më ka ndodhur asgjë keq kur e kam dëgjuar atë. Vëllai im i madh dhe i vetëm për mua është Ermiri me të cilin pothuajse në çdo grumbullim të Kombëtares jemi së bashku”, shprehet mesfushori gjakovar, Amir Abrashi.
Ermir karrierën e ka filluar në Winterthur të Zvicrës para se të luaj tek Grasshopper e St Gallen në shtetin helvet nga ku u transferua në Francë tek Rennes fillimisht pastaj tek Nantes.
“Në Winterthur kemi luajtur së bashku dhe që nga grupmoshat e kësaj skuadre kemi qenë të pandarë. Edhe shtëpitë i kemi afër në Winterthur dhe kjo na ka lidhur edhe më shumë. Amirin e shoh si shok apo vëlla që do ta kem afër gjithmonë”, deklaroi mbrojtësi i majtë Ermir Lenjani për Telegrafin.
Ndërkohë Abrashi tregon edhe duelet që kishin mes vete në skuadrat ku luanin si kundërshtar.
“Sa isha pjesë e Grasshopperit kam luajtur kundër Ermirit që ishte në St Gallen. Kam arritur t’i shënoi një herë gol por edhe ai mua. Më bëhej qejfi për të por ne zakonisht fitonim pasi GC ka qenë më e fortë”, thotë Abrashi duke qeshur.
Ata shpesh herë kanë shkuar edhe në pushime verore apo dimërore së bashku duke qenë të pandarë.
“Kemi qenë disa herë në pushime së bashku në Dubai apo vende tjera. Kalojmë mirë me njëri tjetrin dhe kjo e ka lidhur shoqërinë tonë. Edhe në Kosovë kemi ardhur shpesh së bashku”, deklaruan njëzëri dy yjet e Shqipërisë.
E arritën ëndrrën jetësore. Një ëndërr e madhe e të dy lojtarëve ka qenë që të luajnë me Kombëtaren e Shqipërisë qysh nga fëmijëria e tyre.
“Kemi ëndërruar gjithmonë që të luajmë për Shqipërinë dhe këtë e kemi arritur tashmë. Sa ishim më të rinj ëndërronim të ishim pjesë e Kombëtares dhe të luajmë për vendin tonë për t’i bërë krenar popullin. Tani jemi së bashku në Kombëtare dhe kjo është diçka e bukur”, vazhdon tregimin e tij kamenicasi.
“Ishim në Zvicër por gjithmonë mendjen tek Kombëtarja. Dëshironim që ta bartim këtë fanellë të shenjtë dhe kur na erdhi mundësia e kemi pranuar me gjithë dëshirë. Kombëtarja na ka bashkuar edhe më shumë shoqërinë tonë”, deklaroi Abrashi për Telegrafin.
Në fund dyshja folën edhe për kampionatin evropian, ku filluan me humbje minimale ndaj Zvicrës, mirëpo synojnë të kalojnë grupin.
“E kemi nisur me humbje por që nuk na dëshpëron kjo gjë. Do të punojmë që në ndeshjet e radhës të marrim rezultate pozitive. Këtu jemi për t’i përfaqësuar shqiptarët dhe atë duhet ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha mbrojtës i Nantes, Lenjani.
Ndërkohë ‘pitbulli’ i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi që shkëlqeu ndaj Zvicrës ka një mesazh të qartë për tifozët.
“Është një arritje e madhe që jemi këtu, mirëpo edhe pse filluam me humbje nuk do të dorëzohemi. Kemi dy ndeshje para nesh dhe besoj fuqishëm që do të kemi edhe të tjera. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj Shqipërie dhe do t’i bëjmë të lumtur të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës”, theksoi anëtari i Freiburgut të Gjermanisë.
Shqipëria ndeshjen e radhës do ta zhvilloi ndaj Francës më 15 qershor në stadiumin Velodrome në Marseille. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri