LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i Bidenit thotë se ai nuk do të tërhiqet nga gara

Ekipi i Bidenit thotë se ai nuk do të tërhiqet nga gara

Ekipi i fushatës së presidentit amerikan, Joe Biden, po këmbëngul se Biden do të mbetet kandidati presidencial për zgjedhjet në nëntor.

Madje, thuhet se votuesit ende e mbështesin atë pavarësisht shqetësimeve për moshën dhe se partia “nuk ka plan për një kandidat alternativ”.

Kjo përkundër raporteve se anëtarët e familjes së Biden kanë diskutuar se si mund të duket një tërheqje nga gara.


Fushata e Bidenit ka qenë objekt spekulimesh nëse presidenti përfundimisht do të tërhiqet, veçanërisht që nga debati me Donald Trump, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Ndërsa votuesit përmendin vazhdimisht moshën e presidentit Biden kur kontaktohen, votuesit tanë të vërtetë janë ende duke planifikuar të votojnë për të, duke e bërë të qartë se debati nuk ka dëmtuar mbështetjen”, tha Dan Kanninen i cili luan rol kyç në politikbërje dhe fushata.

“Ai është kandidati i supozuar, nuk ka plan për një kandidat alternativ. Brenda pak javësh, Joe Biden do të jetë kandidati zyrtar”, shtoi Kanninen.

“Ka kaluar koha që ne të ndalojmë së luftuari njëri-tjetrin. I vetmi person që fiton kur luftojmë është Donald Trump”.

Edhe udhëheqësja e fushatës së Bidenit, Jen O’Malley Dillion, insistoi se ai “absolutisht” do të qëndrojë në garë dhe se fushata e tij “ka disa rrugë” për ta mposhtur Trumpin.

“Ne kemi shumë punë për të bërë për të siguruar popullin amerikan se po ai është i vjetër, por mund të fitojë”, tha Dillion.

Ndryshe, Biden u detyrua të tërhiqej nga një fjalim pasi u kontraktua me COVID-19 këtë javë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti ka simptoma të lehta dhe është kthyer në shtëpinë e tij në Delaware për t’u izoluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Serbia
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori