Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në terren për sanimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A janë angazhuar sot në terren për të sanuar defektet e paraqitura në rrugën “Jusuf Gërvalla” dhe rrugën “Dibra” në Prizren.
Sipas njoftimit të kompanisë, punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes së rrjetit të ujësjellësit në këto zona, për të siguruar furnizim më të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për konsumatorët.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për çdo vështirësi të përkohshme që mund të shkaktohet gjatë kohës së intervenimeve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































