Egjipt: 19 turistë evropianë humbin jetën

Mediat raportojnë se zjarri dhe eksplodimi është ndjerë përpara se balona të përplasej në fushat e Luxorit perëndimor. Raportohet se deri më tani janë gjetur të paktën tetë trupa të pa jetë.
Luxori shtrihet në brigjet e lumit Nil dhe njihet për disa nga shtëpitë e epokës së Faraonit, duke qenë kështu destinacion shumë i kërkuar turistik.
Një përfaqësues i kompanive që ofrojnë shërbime të fluturimit me balona të ajrit ka treguar për Reuters se balona e cila po fluturonte në lartësi rreth 300 metra është përplasur nga shpërthimi i gazit.
Njoftohet se në bord kanë qenë 20 pasagjer, derisa një turist dhe piloti kanë shpëtuar./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/02/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































