Sot, efikasiteti i motorëve modernë standardë me benzinë është shpesh midis 38 dhe 45 për qind.

Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e energjisë së karburantit humbet si nxehtësi.


Dongfeng Motor tani ka prezantuar një motor për automjetet hibride që thyen rekorde. Ai ka një efikasitet rekord termik prej 48,09 për qind.

Motori është vlerësuar me certifikatën Energy Efficiency Star, e cila certifikon produktet me efikasitet të jashtëzakonshëm energjetik, raporton CarNewsChina.

Motori i Dongfeng, i quajtur Mach 1.5T, tejkalon rekordet e publikuara më parë. Ndër më të mirët deri më tani ishte motori hibrid i Nissan-it, i cili arrinte një efikasitet prej 42 për qind në kushte ideale.

Ekziston edhe motori i Omoda & Jaecoo, i cili arrin efikasitet termik prej 48 për qind. Tani, motori i Dongfeng në sistemin hibrid ka kaluar 48 për qind.

Sot, efikasiteti i motorëve modernë standardë shpesh është midis 38 dhe 45 për qind. Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e energjisë së karburantit humbet si nxehtësi.

Por, ky motor përdor një raport komprese veçanërisht të lartë mbi 15,5, një sistem ndezjeje me energji të lartë dhe një sistem injektimi karburanti prej 500 barësh.

Çdo pikë benzine përdoret më efikasisht në motor, duke ulur kostot e karburantit dhe emetimet e dioksidit të karbonit. /Telegrafi/