Lëngjet e gazuara përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit (kalorive ‘të zbrazëta’) e, në anën tjetër, nuk kanë kurrfarë vlerash ushqimore. Për këtë shkak, konsumimi i tepërt i lëngjeve të gazuara çon deri te shtimi në peshë. Për këtë shkak, në vend të tyre është më mirë që të pini ujë, apo çajra të ndryshme pa sheqer
Lëngjet e gazuara përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit (kalorive ‘të zbrazëta’) e, në anën tjetër, nuk kanë kurrfarë vlerash ushqimore. Për këtë shkak, konsumimi i tepërt i lëngjeve të gazuara çon deri te shtimi në peshë. Për këtë shkak, në vend të tyre është më mirë që të pini ujë, apo çajra të ndryshme pa sheqer. Përpos që nuk ka kalori, uji nëse pihet para buke, zvogëlon sasinë e ushqimit që marrim.
Gjatë mbajtjes së dietës për humbjen e kileve të tepërta, më të dobishmit janë çaji i xhenxhefilit, mentës, si dhe çaji i gjelbër. Këto çaje nxisin detoksikimin dhe rregullojnë peshën trupore.
Një kombinim i mirë për dobësim është ai midis limonit dhe specave djegës. Preferohet përzierja e një gote ujë, ku keni qitur dy grisha limoni dhe dy lugë të vogla piper të kuq djegës. Duhet të pini 1-2 litra të pijes së tillë në ditë. Kjo përzierje pastron zorrët dhe trupin.
Humbjes së peshës i kontribuojnë edhe pijet e pasura me kalium.Bluani me mikser tri karota dhe tri selino me disa gjethe spinaqi dhe majdanozi, duke fituar një pije të cilën duhet ta pini çdo ditë.
Lënia e pijeve të gazuara
Edhe pse as lëngjet dietetike nuk janë aq të preferuar, prapëseprapë ato janë më të mira se lëngjet e gazuara. Ky kalim nga lëngjet e gazuara te ato dietetike duhet të bëhet gradualisht. Nevojat për kafeinë është më mirë që t’i kënaqni me çaj e kafe, sesa me lëngje të gazuara.
Lëngjet me sheqer, të rrezikshme sidomos për fëmijë
Me çdo pije të sheqerosur që pinë brenda ditës, fëmijët shkollorë i ekspozohen një rreziku më të madh prej 60% nga mbipesha, ka treguar një studim i ri amerikan. Lëngjet e gazuara ndikojnë edhe në prishjen e dhëmbëve, e rrisin rrezikun nga diabeti dhe osteoporoza dhe nxisin që të hamë ushqime të ëmbla, thonë mjekët.
Humbja e peshës me lëng të boronicës së kuqe
Në dy litra ujë përzieni 0,5 dl lëng të boronicave të kuqe pa sheqer. Për një efekt më të mirë, shtohet edhe një lugë çaji pektinë. Lëngu natyror i boronicës së kuqe ka pak kalori, si dhe ndikon në përshpejtimin e metabolizmit, duke ndihmuar në djegien e kalorive. Preferohet që këtë pije ta paguani në të esëll, por mund ta pini edhe para drekës dhe darkës, sidomos nëse ushqimet janë të dobëta në proteina.
Supat me perime dhe mëlmesa
Me anë të zierjes së mishit, tërë yndyrat mbesin në supa, prandaj gjatë mbajtjes së dietës duhet të kemi kujdes nga këto supa. Duhet evituar edhe supat e pasura me ajkë. Gjatë dietës, të preferueshme janë supat me perime dhe mëlmesa, pa katrorë të supës. Në supa mund të shtoni hudhër, çili, keri dhe xhenxhefil, meqë këto materie e përshpejtojnë metabolizmin.
Kujdes me pijet energjike
Pijet energjike mund të përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, prandaj duhet t’i evitoni. Disa prej këtyre pijeve mund të përmbajnë stimulues, të cilët janë të dobishëm për humbjen e peshës, sikur që janë psh: kafeina, guarana, çaji jeshil, etj., por prapëseprapë duhet pasur kujdes nga kaloritë e këtyre pijeve. Këto pije nuk u preferohen as të sëmurëve nga diabeti, atyre me shtypje të lartë të gjakut dhe me sëmundje të zemrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë