Telegrafi

Edvin Kuc konfirmon zyrtarisht largimin nga Ballkani – po transferohet në Azerbajxhan

Edvinc Kuç ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga Ballkani.

Mesfushori malazez pasi që fituan Kupën e Kosvës, bëri të ditur se tashmë ka gjetur një aventurë të re.

Ai bëri të ditur se do të transferohet në Azerbajxhan, përkatësisht tek klubi FC Nefçi Baku.

“Kur kam ardhur në fillim, jo vetëm në Suharekë, por e gjithë Kosova më ka përkrahur shumë. E kam ndierë veten si në shtëpi”, deklaroi fillimisht Kuç për ArtSport.

Lexo po ashtu Armend Thaqi e konfirmon se ishte ndeshja e fundi, do të kalojë te klubi i njohur rumun

“Vitin e parë i kam humbur të gjitha, ndërsa tash po largohem duke i fituar të gjitha. Falënderoj të gjithë në Suharekë, falënderoj familjen Kabashi, familjen Maksutaj, trajnerët, bashkëlojtarët, por ka ardhur koha të largohem sepse është çështje ekzistence”.

“Karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan, te skuadra e FC Nefçi”, shtoi më tej mesfushori.

Lexo po ashtu "Urime trofeu i parë i Kupës së Kosovës për qytetarët e Suharekës, për të ardhmen do të shohim" - Daja flet pas finales

Kuç ka falënderuar të gjithë tek Ballkani për gjashtë vitet e kaluara në klub, duke i dhënë fund periudhës së tij të suksesshme në Suharekë.

Përveç mesfushorit, largimin e konfirmoi edhe Armend Thaqi, që do të transferohet në Rumani, tek Cluji. /Telegrafi/