LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhegrova flet për fitoren ndaj Bolognas dhe lëndimin e tij

Edon Zhegrova flet për fitoren ndaj Bolognas dhe lëndimin e tij

Futbollisti kosovar i Lille, Edon Zhegrova ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar për fitoren ndaj Bolognas në Ligën e Kampionëve dhe për lëndimin e tij.

Lille mori një fitore të madhe në udhëtim te Bologna me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje për skuadrën franceze luajti edhe ylli i Kosovës, Zhegrova, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të në vend të Osame Sahraoui.


Megjithatë, mos inkuadrimi i djaloshit prishtinas nga minuta e parë kishte një arsye shkaku i një shqetësimi me lëndim.

Është vet Zhegrova, i cili ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të treguar për lëndimin, teksa ka shkruar edhe për fitoren.

“Çfarë fitore e madhe sonte. Krenar me këtë ekip. Një lëndim i lehtë, por do të jem në 100 për qindëshin tim shumë shpejt”, shkroi Zhegrova në profilin privat.

Ndryshe, Lille pas pesë xhirove renditet në pozitën e 12-të me 10 pikë dhe është në situatë të mirë për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori