LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama uron 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Edi Rama uron 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Rama ka publikuar një fotografi të parakalimit të Ushtrisë së Kosovës, ku mbishkrim ka vendosur “Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, transmeton Telegrafi.

Edhe presdienti i Shqipërisë, Bajram Begaj më herët ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë, duke thënë se Kosova është histori suksesi në Ballkan, për respektimin e të drejtave të njeriut.

Në Kosovë sot festohet 16-vjetori i pavarësisë, ku edhe janë organizuar disa aktivitete për shënimin e kësaj dite./Telegrafi/