Edi Rama: Me vdekjen e Adem Demaçit, mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e veprimtarit të njohur, Adem Demaçi.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka shkruar se i ndjeri ishte një rebel i llojit më të rrallë.
Sipas tij, Demaçi iku si një zotëri që i tha të gjitha.
“Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë.
Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha #RESPEKT”, ka shkruar ai.
Nga
Telegrafi
26/07/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































