LAJMI I FUNDIT:

Edhe disa largime për shkak të webOS-it

Edhe disa largime për shkak të webOS-it

HP do të largoj edhe 275 të punësuar, konfirmuan nga kompania. Sipas lajmërimit zyrtar, “kompania më nuk ka nevojë për një numër kaq të madh të inxhinierëve dhe pozitave të ndërlidhura siç ishte rasti më herët”.

Largimet janë rezultat i vendimit të HP-së që komunitetit open source të ju ofroj kodin burimor të sistemit operativ webOS. Me këtë veprim do të krijohet një ekip më i vogël dhe më i shkathët i cili do të jetë në gjendje që të mirëmbaj kodin burimor të SO dhe do të konfirmohet përkushtimi i HP-së ndaj webOS në afat më të gjatë kohorë. Disa nga të punësuarit të goditur me largimet do të kenë mundësinë e ri-punësimit brenda HP-së, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Kah fundi i vitit të kaluar HP largoi 500 të punësuar të cilët punonin në zhvillimin e webOS-it, e shpenzimet totale të këtij eksperimenti të pasuksesshëm janë rritur në 3.3 miliard dollarë. /Telegrafi/