Edhe disa ditë për llogaritje politike para votimit të Qeverisë teknike

Të dielën në mesnatë (28 janar) vendi duhet të bëhet me Qeverinë e tretë kalimtare, të cilën do ta udhëheq Talat Xhaferi, kryetar aktual i Kuvendit. Kjo Qeveri zgjidhet njëqind ditë para zgjedhjeve parlamentare më 8 maj, ndërsa dy javë më parë, më 24 prill, do të mbahen zgjedhjet presidenciale.
Përgatitjet dhe ekipi i stafit të qeverisë teknike janë duke vazhduar dhe pritet të përfundojnë të premten.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe opozita OBRM-PDUKM hynë në debat politik për mungesën e mbështetjes për qeverinë teknike dhe mundësinë që pozitat e opozitës të mbeten bosh.
Kovaçevski dje deklaroi se qeveria teknike është obligim ligjor dhe partitë politike nga pushteti dhe opozita duhet të propozojnë kandidatët e tyre dhe ta mbështesin në Parlament. Ai thotë se ka kohë të mjaftueshme për të kryer formalitetet dhe të dielën të votohet për qeverinë teknike.
“Unë nuk do të jem ministër në qeverinë teknike, por do ta udhëheq fushatën e LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme. Sa i përket qeverisë teknike, është detyrim ligjor dhe të gjithë ata që marrin pjesë në qeverinë teknike, pra partitë politike nga pozita dhe opozita, fillimisht duhet të propozojnë kandidatët e tyre dhe të mbështesin qeverinë në Parlament. Ka mjaftueshëm kohë deri të dielën për t’i kryer ato formalitete dhe të dielën të kemi votim me çka do të kemi qeveri teknike që do t’i zhvillojë zgjedhjet”, tha Kovaçevski dje në konferencën për media pas takimit të liderëve nga rajoni kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.
Kovaçevski theksoi se çdonjëri duhet të punojë sipas ligjit dhe parimeve demokratike.
“Secili duhet të punojë në përputhje me ligjin dhe në përputhje me parimet demokratike. Propozoni ministra dhe i mbështesni ato ministra, nuk mundeni të pritni të propozoni ministra, ndërsa ndonjë tjetër që t’i mbështesë ministrat e juaj. Një e gjë e tillë nuk ekziston në praktikën botërore dhe vlerëson se ka mjaftueshëm ditë për atë të bëhet të dielën”, shtoi Kovaçevski.
OBRM-PDUKM në kontekst të formimit të Qeverisë teknike dhe deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski që vendet e tyre të mbeten bosh derisa nuk votojnë Qeverinë teknike, ka vënë në dukje nenin 3 nga Ligji për Qeverinë në të cilën mes tjerash thuhet se “mandatari propozon ministra për secilën nga ministritë e krijuara me ligj dhe ministra pa resor”.
Partia opozitare ende nuk ka marrë vendim për çështjet kadrovike në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Punë dhe Politikë Sociale dhe për zëvendësministrat plotësues. Deri tani paralajmëruan vetëm mbledhje e Komitetit ekzekutiv të partisë të mërkurën.
Për atë se kur do të shpallen emrat e përfaqësuesve të tyre në qeverinë teknike, dje në një deklaratë për media, koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski tha se deri në fund të javës ka ende kohë për këtë. Ai konfirmon se të mërkurën është planifikuar seanca e Komitetit Ekzekutiv, por kjo varet edhe nga ajo që do të ndodhë në ditët në vijim.
Dorëheqjet e kryeministrit Kovaçevski dhe kryetarit të Kuvendit Xhaferi duhet të bëhen në ditët para seancës së re të Kuvendit të caktuar për të premten, më 26 janar, kur do të konstatohen dorëheqjet dhe zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitreski, koordinatori aktual i grupit parlamentar të LSDM-së.
Nga Kabineti i Xhaferit dje kumtuan se orari i aktiviteteve në Kuvend i cili është ndarë më parë mbetet i pandryshuar.
“Në periudhën prej 22 deri më 28 janar në seancat plenare do të kryhen këto procedura: konstatimi i dorëheqjes së Kryetarit të Qeverisë dhe Kryetarit të Kuvendit, zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, njoftimi i presidentit të shtetit për caktimin e mandatit të kryetarit të ri të Qeverisë, zgjedhje e Qeverisë, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave shtesë, si dhe konstatimin e përfundimit të mandatit të deputetit dhe verifikimin e mandatit të një deputeti të ri në Njësinë Zgjedhore 5. Për të gjitha aktivitetet dhe afatet e sakta do të informojmë me kohë”, theksuan në atë kohë nga Kuvendi.
Në koordinimet me Xhaferin rregullisht nuk marrin pjesë përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së, ndërsa tani edhe përfaqësuesit e opozitës shqiptare, e cila e bllokon Kuvendin për shkak se nuk u pranua kandidati i tyre për anëtar të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë