Edhe ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla është përfshirë në debatin rreth luftës, i cili është duke u zhvilluar nga ish-pjesëtarë të UÇK-së.
Syla, nëpërmjet një shkrimi autorial ka kritikuar gjuhën që u përdor nga udhëheqësit e UÇK-së, në javëve të fundit, duke mos përmendur ndonjë emër.
Debati kishte filluar kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ishte drejtuar Hashim Thaçit, në seancën kur ky i dyti po zgjidhej president i Kosovës, duke i thënë: Po të thosha se të dua siç të donte Adem Jashari, do e merrje si kërcënim!
Pas kësaj, kishte qenë ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, që kishte reaguar ndaj deklaratave të Selimit. Edhe Gani Geci nuk kishte qëndruar indiferent.
Ja shkrimi i plotë i tij:
Cila është politika dhe cila është vlera
Është detyrë e të gjithë personaliteteve që merren me politikën e ditës, ta bëjnë politikën me mjetet e kohës. Mungesa e vizionit për të tashmen dhe të ardhmen e ka bërë politikën ta kthej në debat për të kaluarën, e jo duke u thirrur në kohën e luftës, për ta vënë atë nën pikëpyetje.
Azem Syla – Ish-komandant i Përgjithshëm i UÇK-së
E konsideroj vlerë politikën. Por nuk mund ta konsideroj politikë atë që përpiqet të shkatërrojë vlerat kombëtare. E tentativën për të përgojuar Luftën Çlirimtare të Kosovës, e konsideroj veprimin më qëllimkeq për interesat e të ardhmes së Kosovës, vijimësi të propagandës keqdashëse të UDB-së.
Unë vlera kombëtare konsideroj:
– Shpirtin liridashës të gjithë popullit të Kosovës, i cili u mobilizuar me shpirt sakrifice për të luftuar me të gjitha mjetet kundër pushtuesit e për të arritur lirinë e merituar;
– Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila u bë bartëse e një lufte vitale, për të çliruar vendin e për t’i dhënë dinjitet atdheut e kombit, u bë çelësi i portës së lirisë, duke u bërë bashkëluftëtare e forcës ushtarake më të fuqishme e më moderne të kohës, NATO-s, e cila me luftën e saj dhe bashkëveprimin me UÇK-në ia rriti vlerat edhe kësaj të fundit;
– Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me bindje të palëkundur në fitoren mbi armikun, u rreshtuan për luftë dhe nuk u ndalën përballë forcës ushtarake, policore, paramilitare e civilëve të armatosur dhe duke mos kursyer as jetën arritën të japin kontributin më të lartë, duke u rreshtuar sot një pjesë prej tyre në piedestalin kombëtar si dëshmorë, disa që falën pjesë të trupit si invalidë e të tjerët si luftëtarë të lavdishëm, të gatshëm për të marrë edhe në vijim përgjegjësi për ta siguruar, zhvilluar e modernizuar Kosovën tonë të lirë e sovrane në familjen e kombeve të lirë të botës;
– Unitetin kombëtar për të marrë përgjegjësi për një të ardhme të sigurt;
– Dashurinë ndaj atdheut e kombit, duke qenë krenar për qenien shqiptar, që është pamja më e mirë për një të ardhme të sigurt etj.
Nisur nga këto vlera, ndihem i shqetësuar nga disa përplasje politike të ditës, duke tentuar të hidhet baltë mbi luftën, luftëtarët e historinë e asaj kohe të lavdishme të Luftës Çlirimtare. E kam të qartë, se një dukuri e përbaltjes së asaj kohe të shenjtë është dukur në vijimësi, e deklaruar prej atyre që nuk ndihen mirë në Kosovën e lirë. Por nuk arrij të kuptoj tentativat për të hedhur hije mbi atë kohë edhe prej protagonistëve të asaj kohe, që me luftën e tyre janë përpjekur të investojnë vlera për këtë liri që gëzojmë sot.
Duke kuptuar se çdo rikthim në kohën e Luftës Çlirimtare duhet të jetë rikthim tek lavdia, deklarohem kundër çdo debati që e përgojon atë periudhë.
Është detyrë e të gjithë personaliteteve që merren me politikën e ditës, ta bëjnë politikën me mjetet e kohës. Mungesa e vizionit për të tashmen dhe të ardhmen e ka bërë politikën ta kthej në debat për të kaluarën, e jo duke u thirrur në kohën e luftës, për ta vënë atë nën pikëpyetje.
Kush ka dëshirë të marrë pak prej lavdisë së familjes Jashari, ta ndjek shembullin e tyre
Lufta Çlirimtare e Kosovës i përket historisë. Është detyrë e saj, që duke u mbështetur në dokumentet e kohës, ta vlerësojë dhe të vejë në evidencë sukseset dhe dështimet, të vlerësojë figurat që vepruan e kontribuuan në atë kohë dhe të bëjnë analizë të hollësishme të vlerave të tyre.
Sot qytetarët kanë nevojë për t’u hapur horizont për të ardhmen, duke i thirrur për të nderuar e respektuar luftën e luftëtarët, duke qenë krenar për atë çfarë janë dhe për historinë nëpër të cilën kanë kaluar.
Na janë bërë mjaft akuza nga Serbia e strukturat e UDB-së, duke na vënë mjaft emërtesa që nuk i kemi merituar, por që të arrihet deri në konflikte midis luftëtarëve, që duket sikur janë rikthyer akuzat e asaj kohe, më krijon përshtypjen se prej nëntokës ato struktura serbe të UDB-së po vazhdojnë ta kryejnë misionin e tyre e tashmë shumë më ashpër, duke i vënë luftëtarët e djeshëm kundër njëri tjetrit.
Po krijohet përshtypja se ne nën pushtim, në atë kohë të lavdishme të luftës, kur është derdhur gjak në çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës, paskemi luftuar kundër njëri tjetrit, paskemi menduar se çfarë do të bëhemi pas lufte, kur nuk e dinim nëse do të ishim gjallë pas betejës së radhës.
Prej këtej, për të gjithë ata që merren me këto debate, qofshin luftëtarë, gazetarë, analistë, politikanë etj, më lind një pyetje: Kush ka luftuar me 60 mijë trupat ushtarake, 12 mijë trupat policore, 6 mijë trupat paramilitare e kriminale, 63 mijë civilëve serb të armatosur, të cilët i kishte formatizuar në atë periudhë lufte Serbia në Kosovë?
Unë e di se përballë tyre ishin burrat dhe gratë e Kosovës të rreshtuar në radhët e UÇK-së. E di se ata luftëtarë më luftën e tyre i dhanë lavdinë dhe lirinë këtij vendi e këtij populli që lëngonte nën pushtim. E di se ata luftëtarë kishin përkrahjen, mbështetjen, ndihmën dhe dashurinë e gjithë popullit. E di se në luftë janë bërë edhe gabime, por që historia do t’i analizojë dhe do të nxjerrë përfundimet përkatëse. Por që të bëhen akuza të shëmtuara, për interesat e politikës së ditës, këtë nuk e kuptoj dhe nuk kam për ta kuptuar kurrë, sepse dëshmojnë nivel të ultë kombëtar dhe politik.
Njëkohësisht, duhet të mbajmë në vëmendje se Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari janë shenjtëri kombëtare. Askush nuk ka të drejtë të thirret si zëdhënës i kësaj familjeje, kur jam i sigurt se askush nuk është i autorizuar prej kësaj familjeje për këtë rol. Kjo familje na rrit vlerat kombëtare, është krenaria dhe kujtesa jonë heroike, ashtu si edhe familja Haradinaj, familja Pajaziti, familja Lladrovci, familja Krasniqi, familja Bislimi, e e shumë e shumë familje të tjera, që kanë bërë sakrifica të mëdha për ditët që gëzojmë sot. Familja Jashari është nyja e unitetit kombëtar. Ajo nuk ka dhe nuk kërkon armiq ndër shqiptarët. Kjo familje e ka vulosur historinë e saj me luftën e pashembullt me pushtuesin. Për shqiptarët ajo është pragu ku mund të vendosim kokën e të marrim energji për të ardhmen. Asnjë shqiptar nuk është armik për këtë familje. Gëzon nderimin dhe respektin e të gjithë shqiptarëve dhe i nderon e respekton të gjithë shqiptarët. Kështu ishte dje në luftë e kështu do të jetë përjetësisht. Kush mendon e shprehet ndryshe nuk i bën nder vetes, nuk i bën nder atdheut e kombit e nuk ka nderim as për këtë familje.
Kush ka dëshirë të marrë pak prej lavdisë së familjes Jashari e familjeve të tjera, si dhe prej veprës së dëshmorëve, le të evidencojë shembullin e tyre dhe të bëjë mirë punët që ka marrë përsipër të bëjë për interesin e atdheut, popullit e kombit. Luftëtarët e UÇK-së i këshilloj të mbeten luftëtar dhe qytetarë të nderuar të Kosovës e gjithë shqiptarizmit, pavarësisht janë qytetarë të thjeshtë, politikanë a funksionarë shtetëror. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
Aksident trafiku në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen dy persona
Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!