LAJMI I FUNDIT:

Edhe 800 dit përkrahje për XP

Edhe 800 dit përkrahje për XP

Windows XP ende është i instaluar në shumë kompjuter, veçanërisht në ambientet afariste, dhe ende ka në posedim një pjesë bukur të mirë të tregut. Nga Microsoft publikuan se përkrahjen për këtë SO do ta ofrojnë edhe 800 ditë.

Kompania rikujtoi shfrytëzuesit afarist se koha që nevojitet për planifikimin dhe implementimin e mbindërtimit në SO të ri është në mes një vit e gjysmë dhe dy vite. Për të gjithë ata që ende nuk kanë planifikuar të bëjnë mbindërtimin, ose të cilët kanë problem me këtë gjë, kompania u ofron veglat e veta të cilat do të duhej të ju ndihmojnë gjatë migrimit në Windows 7.

Windows XP ishte paraqitur në vitin 2001, e sipas StatCounterit momentalisht në tregun e SO-ve ka në posedim 36.44%. Windows 7, edhe pse për vetëm dhjetë muaj bëri për vete më shumë shfrytëzues se Vista, në nivelin global vetëm së voni arriti të tejkaloj Windows XP-në, dhe tani ka në posedim 42.65% të posedimit botërorë. /Telegrafi/