Autoritetet çeke sot kanë dërguar një kontingjent prej 40 oficerë policor të cilët do ti ndihmojnë Maqedonisë ta sigurojë kufirin me Greqinë, ka bërë ditur agjencia DPA, transmeton Telegrafi Maqedoni.

E gjithë kjo bëhet në përpjekje të parandalimit të vazhdimit të hyrjes ilegale të emigrantëve drejt Evropës Perëndimore.


Ky është kontingjenti i tretë me radhë të cilin Çekia e dërgon në Maqedoni prej kur është mbyllur kufiri.

Policët do të patrullojnë përgjatë kufirit me kolegët e tyre nga Maqedonia, ndërsa misioni i tyre do të zgjas gjashtë muaj./Telegrafi/