E vogël por trimëreshë: Shikoni si reagon vogëlushja kur gjen një gjarpër (Video)

Një vajzë e vogël për pak sa nuk çmendi familjen e saj nga frika, në momentin kur kapi me duar një gjarpër derisa po eksploronte në një ishull në Miçigan.
Videoja e postuar në internet nga xhaxhai krenar vogëlushes, shfaq momentin kur mbesa Adriana shokoi të afërmit kur e panë se kishte kapur në duar një gjarpër, të cilin pa u frikësuar e rrotullon disa herë dhe e hedhë disa metra larg, transmeton Telegrafi.
Videoja interesante brenda pak minutave është bërë hit në internet, dhe është shikuar më shumë nga më shumë se 14.000 persona.
Në momentin që kishte kapur gjarprin ajo i është drejtuar familjarëve të saj duke u thënë, “shikoni çfarë kam gjetur”, duke mos ditur se veprimi i saj ka mundur t’i kushtoj me jetë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































