Ti mund të ndjehesh më i/e qetë në lidhje me seksin duke folur rreth të kaluarës tënde seksuale me dikë që është në gjendje të të ndihmojë që ta kuptosh më mirë. Duhet të gjesh patjetër dikë tek i cili ke besim.
Një mjek psikiatër, do të ishte i përshtatshëm. Sigurohu që ky person ka eksperiencën e nevojshme për të të ndihmuar ty që të kuptosh se si e shkuara ndikon tek e tashmja. Pastaj bisedo me këtë person rreth të shkuarës tënde seksuale në një kohë të volitshme për ty.
Tregoji se çfarë edukate seksuale ke marrë (nëse e ke marrë) nga prindërit.
Diskuto rreth kujtimeve që të kanë mbetur nga koha e fëmijërisë që kanë lidhje me seksualitetin.
Fol rreth paragjykimeve që kishe ndaj lakuriqësisë dhe imazhit të trupit tënd kur ishe fëmijë, dhe si (nëse) ka ndryshuar kjo gjë me kalimin e viteve.
Fol për herën e parë që të filluan menstruacionet (për femra), ose për herën e parë që u lage në gjumë (për meshkuj).
Diskuto rreth mendimit që ke pasur ti për masturbimin, dhe kur, nëse ndonjëherë je ndjerë tërësisht mirë duke e bërë një gjë të tillë.
Fol rreth informacionit që ke marrë për seksin nga shoqëria, media dhe edukata seksuale.
Fol rreth takimeve të para romantike.
Diskuto rreth arsyeve dhe kohës kur humbe virgjërinë dhe çfarë të bëri të mendoje rreth seksit.
Diskuto rreth mënyrës që ndikon eksperienca e fëmijërisë tek jeta jote e tanishme seksuale.
Nëse ti nuk je duke marrë nga jeta seksuale atë që kërkon, kjo mund të vijë si rezultat i disa paragjykimeve ose ndodhish, të cilat i ke përjetuar vite më parë.
Ti nuk ke pse i tregon gjithçka nga e kaluara jote partnerit tënd. Në fakt, disa detaje të jetës tënde seksuale mund të jetë mirë t’i mbash për vete.
(Në rastet kur ke bërë seks të sigurt dhe ke përdorur prezervativ). Megjithatë, mund të ishte ide e mirë që të ndaje me personin që dashuron disa nga aspektet e jetës tënde seksuale në mënyrë që ky person të mund të të njohë në mënyrë më intime. Ndonjëherë, është shumë e rëndësishme që të flasësh rreth të shkuarës seksuale, ose paragjykimeve dhe këndvështrimeve që ka gjithsecili.
Mos harro, ti duhet të kesh si objektiv njohjen e vetvetes dhe seksualitetit tënd. Pasi t’i kesh hedhur tutje konceptet e gabuara të cilat kanë qenë pengesë për ty, ti do të kuptosh që seksi është një pjesë mrekullueshme e jetës tënde. Hapi i parë drejt seksit të mrekullueshëm është që të dish se mundesh ta bësh.
E fundit që duhet të dish
Ti ke të drejtën që të shijosh jetën seksuale, kështu që mos të të vijë asnjëherë turp nga fakti që ti je një qenie seksuale.
Identifikimi i koncepteve të gabuara dhe mesazheve negative që ke marrë për seksin do të të ndihmojë që t’i kapërcesh ato.
Nëse ti je edukuar me idenë që seksi është i keq, atëherë ti duhet të ndryshosh përqasjen ndaj tij.
Biseda me një mjek psikiatër mund të të ndihmojë ty që të mësosh më tepër rreth seksualitetit tënd. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit
Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa