LAJMI I FUNDIT:

E pazakontë në SHBA – Trump kërkon tre debate presidenciale me Harrisin

E pazakontë në SHBA – Trump kërkon tre debate presidenciale me Harrisin

Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, kërkon të mbajë tre debate presidenciale përpara zgjedhjeve në muajit nëntor të këtij viti.

Ai tha në një konferencë shtypi të hënën se shpreson të dalë në skenë me zëvendëspresidenten Kamala Harris disa herë përpara se votuesit të fillojnë të votojnë më 5 nëntor, raporton cnn.

“Dua të bëjmë tre debate. Mendojmë se duhet të bëjmë tre debate”, tha Trump.


Ky i fundit pranoi gjithashtu mundësinë e një debati të kandidatëve për zëvendëspresident dhe lavdëroi kandidatin e tij, JD Vance.

ABC News ka konfirmuar se fushatat e dy kandidatëve kanë rënë tashmë dakord për një debat televiziv më 10 shtator.

Kujtojmë se Trump ka mbajtur një debat zgjedhor me presidentin amerikan, Joe Bidenin, i cili u tërheq prej garës presidenciale gjatë javëve të kaluara.

Ndryshe, kandidatët për president tradicionalisht mbajnë dy debate televizive para se të zhvillohen zgjedhjet presidenciale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Evropa
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Kalo në kategori