Spektakli i ditës së martë (28 mars) i Big Brother VIP Albania ka nisur në mënyrë të pazakont pasi banorët u informuan për rastin e vrasjes së rojës së sigurisë në Top Channel që ndodhi në orët e para të ditës së hënë.
Të prekur nga ky lajm ata kanë shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerit ndërsa u pyetën nëse duna të vazhdojnë rrugëtimin në BBVA.
Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli ka shpërthyer në lot duke thënë se e njeh të ndjerin teksa edhe bëri një premtim për familjen e rojës që mbeti i vrarë.
Luizi tha se çfarëdo çmimi që ia do të fitojë në fund të këtij rrugëtimi, një pjesë të tyre do ta ndajë me familjarët e të ndjerit.
“Në fund të këtij rrugëtimi, një pjesë e asaj që do marr me vete do shkojë për familjen e të ndjerit”, u shpreh Luizi.
Ndërkohë, pjesa më e madhe e banorëve u shpreh të gatshëm për të vazhduar këtë eksperiencë deri në fund.
Pas kësaj, spektakli u mbyll, Arbana tha se nuk do të transmetohet asnjë ngjarje që ka ndodhur gjatë javës në shtëpinë e famshme dhe se qëllimi i vetëm ishte t’i njoftonte ata për këtë ngjarje.
Tutje, moderatorja u shpreh se spektakli pritet që të rikthehet normalisht të shtunën e ardhshme, por fillimisht banorët do të flasin me familjarët e tyre përmes telefonit dhe të marrin vendimin nëse duan të qëndrojnë në BBVA apo jo.
Ndërsa, kujtojmë që data e finales së madhe të Big Brother VIP Albania është vendosur më 6 maj. /Telegrafi/