LAJMI I FUNDIT:

E mbështjellur për një shkurreje, kobra masive kapet dhe lirohet në pyll

E mbështjellur për një shkurreje, kobra masive kapet dhe lirohet në pyll

Videot e “gjuetarëve të gjarpërinjve” shpesh bëhen virale në rrjete sociale, sepse ata kryejnë një punë që shumica e njerëzve e konsiderojnë të tmerrshme.

Ata shpesh na mahnitin me aftësinë e tyre në kapjen e gjarpërinjve potencialisht të rrezikshëm.

Kohët e fundit, një kobra masive 3.6 metra e gjatë u kap dhe u lëshua në pyll nga zyrtarët e kafshëve të egra në Karnataka të Indisë.


Videoja e cila tregon gjarprin masiv është postuar në X nga oficerja Susanta Nanda, përcjell Telegrafi.

”Mbreti Kobra në Agumbe Ghat të Karnatakës së Jugut. U shpëtua dhe u lirua shëndoshë e mirë”, shkroi Nanda në X.

Sipas postimit, fshatarët lokalë vunë re kobrën duke kaluar një rrugë kryesore, pas së cilës ajo u strehua në një shkurre brenda kompleksit të një shtëpie.

Pronari i shtëpisë vuri re gjarprin dhe lajmëroi shpejt departamentin e pyjeve dhe zyrtarët e kafshëve të egra.

Pas një kontrolli të shpejtë, zyrtarët e përdorën një shufër për të zbritur me kujdes gjarprin nga shkurret.

Më pas ata e vendosën kobrën në një qese dhe e lëshuan në natyrë në prani të banorëve vendas dhe zyrtarëve të departamentit të pyjeve.

Sipas National Geographic, kobrat janë gjarpërinjtë më të gjatë nga të gjithë gjarpërinjtë helmues.

Sasia e neurotoksinës që ata mund të japin në një pickim të vetëm është e mjaftueshme për të vrarë 20 njerëz. /Telegrafi/