LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon edhe shkenca: Këto janë llojet e njerëzve që tradhtojnë

E konfirmon edhe shkenca: Këto janë llojet e njerëzve që tradhtojnë

Çfarë ndikon që dikush të bëhet ‘tradhtar’? Kjo pyetje nuk ka përgjigje adekuate, pasi që nuk ka ndonjë kualitet apo karakteristikë të veçantë që garanton se një person nuk do të qëndroj besnik në një lidhje.

Mirëpo, janë kryer studime të shumta që tregojnë se cilët njerëz prihen të tradhtojnë.

Mësueset


Sajti i çifteve Ashley Madison ka kryer një studim, sipas të cilit thuhej se gratë e profesionit mësuese prihen të tradhtojnë më së shumti, transmeton Telegrafi.

Njerëzit që veçse kanë tradhtuar

Hulumtime nga Universiteti i Alabamas tregojnë se njerëz që kanë një histori me tradhti, prihen ta përsëritin atë sjellje, në vend se të mësojnë nga gabimet.

Partnerët e çuditshëm

Mary Jo Rapni, eksperte e intimitetit, thotë se një mashkull i cili është duke ju tradhtuar, papritmas do të shfaqet në dhomën tuaj të fjetjes. Rapni shpjegon që dëshira seksuale e një mashkullit rritet për shkak të shërbëtores, por kur ajo nuk është afër, ai i rikthehet gruas së tij.

Fansat e “Rock and Roll”

Një sajt tjetër i aferave, Illicit Encountres, ka kryer një studim përmes së cilit ka zbuluar se 41 për qind e “tradhtarëve” ishin fansa të muzikës rok, përderisa ata që e preferojnë muzikën rap, ishin më të besueshmit.

Meshkujt e pasur

Këta meshkuj që janë shumë të pasur, kanë edhe shumë fuqi. Zakonisht, jeta e tyre profesionale ndikon në jetën e tyre private, gjë që bën që ata ta tradhtojnë gruan.

Francezët

Francezët njihen si dashnorë të mahnitshëm dhe shumë romantik, prandaj nuk është befasuese që brendi i lodrave seksuale LELO¸ka zbuluar në studimin e vet që 75 për qind e francezëve kanë pranuar të kenë tradhtuar. /Telegrafi/