Një çift i ri nga Skocia kanë blerë një shtëpi të ndërtuar në të 60-at, dhe tani kanë shpërndarë të gjitha fotografitë e atyre gjërave që thonë se i zbuluan gjatë tërë procesit të rinovimit.
Nicole Halliday dhe partneri i saj Blair nga Skocia, kanë zbuluar në rrjetin social gjithçka që zbuluan gjatë procesit të renovimit, transmeton Telegrafi.
Videoja është postuar me emrin @nicolehxoo, dhe deri më tani ka marrë mbi 3.3 milionë shikime, ku përbri videos shihet përshkrimi “rrugëtimi gjatë renovimit”.
“Kemi pritur diçka shumë më të keqe që kur e blemë”, thanë dyshja.
Ajo çfarë gjetën në këtë shtëpi ishte edhe një kartolinë e shkruar 60 vite më parë nga pronarët e parë të shtëpisë.
“Ju urojmë lumturi. Nëna dhe babai e blenë këtë shtëpi në fillim si një shtëpi të re në vitin 1962 për 3141 dollarë, kështu ju jeni pronarët e dytë”, thuhej në kartolinë.
Çifti u befasua kur gjeti një derë të fshehtë që çonte në një dhomë “shtesë”, për të cilën nuk dinin se ekzistonte kur blenë pronën.
Atë e zbuluan derisa demolonin dollapët, që Nicole tha se i befasoi dera që e gjetën prapa dollapit. Ata gjetën edhe një “koleksion” të shisheve të vjetra me verë të shtrenjtë. /Telegrafi/