Ballkani është kampion i ri i Kosovës në grupmoshat U21 në Bon Voyage Superligën U21 të Kosovës.

Fitorja e fundit ndaj Prishtinës 2-3 në udhëtim ka bërë që suharekasit e rinj të shpallen zyrtarisht kampion të Kosovës në grupmoshat U21.


Duket se e ardhmja e këtij klubi është e ndritur, pasi në këtë grupmoshë kanë lojtarë shumë të talentuar.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

"Kampionët vazhdojnë të luftojnë derisa e arrijnë qëllimin"

Urime qytetit tonë, urime shpresat e FC Ballkanit, ju ia dolët.

Pas fitorës 2-3 ndaj Prishtinës, djemtë tanë U-21 edhe zyrtarisht konfirmohen kampionë të Republikës.

Përgëzime dhe komplimente të gjithë lojtarëve, stafit teknik dhe krejt akterëve të klubit për punën e madhe, vetëmohuese dhe të shkëlqyeshme.

E ardhmja e FC Ballkanit është në duar të sigurta,  WE ARE THE CHAMPIONS! /Telegrafi/

telegrafi sport app