Dzeko kthehet ndaj Chievos

Roma do të ketë Edin Dzekon të rikthyer për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Chievos pasi pësoi një tjetër lëndim në ije.
Sulmuesi mungoi në fitoren prej 3-1 ndaj Juventusit të dielën mbrëma, teksa ka pasur frikë se ai mund të mos jetë gati për Chievon.
Sidoqoftë, RomaNeës raporton se Dzeko bëri një stërvitje të lethë, duke punuar në ndryshime të drejtimeve në vrapim dhe pasime.
Pritet që boshnjaku të rikthehet në stërvitje të plotë gjatë ditës së nesërme dhe të ftohet për sfidën ndaj Chievos.
Roma do të provojë të fitojë dy ndeshjet e fundit dhe të shpresojë se Juventusi do të bëjë një lëshim. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































