Dyvjeçari qetësoi vëllain e vogël, video prekëse u bë virale

Postimet e prindërve në rrjetet sociale shpesh mund të jenë qesharake ose simpatike, por ndonjëherë shfaqet një moment që ndalon tërësisht shfletimin, sepse kap diçka të vërtetë, të papritur dhe prekëse.
Pikërisht një moment i tillë ka bërë xhiron e internetit – një paraqitje e sinqertë e lidhjes mes vëllezërve, që e kanë parë më shumë se gjysmë milioni njerëz.
Pamjen e ka postuar nëna Natasha Sandhu, e cila rastësisht ka kapur atë që ndodhi kur djali i saj dyvjeçar, Addison, dëgjoi se vëllai i tij më i vogël u zgjua dhe filloi të qajë.
Në vend që të thërriste nënën, ai e kërkoi që të prisnte dhe vetë ngjiti shkallët për të kontrolluar vogëlushin. Në videon shihet se ai përpiqet ta qetësojë, dhe më pas kthehet kur dëgjon përsëri të qarat.
Në një moment, Addison vëren se vëllait i ka rënë biberoni. Me kujdes ia kthen, vëzhgon se si qetësohet, dhe pastaj kthehet tek nëna, plot krenari dhe me buzëqeshje. Natasha ka theksuar se nuk e ka nxitur apo drejtuar – gjithçka e ka bërë vetë, krejtësisht spontanisht.
Postimi ka shkaktuar shumë reagime emocionale, veçanërisht tek prindërit që presin fëmijën e dytë dhe shqetësohen për xhelozinë ose përshtatjen.
Komentet ishin plot entuziazëm dhe lehtësim, dhe shumë të tjerë kanë theksuar se ky video i shkurtër u dha shpresë që marrëdhënia mes vëllezërve dhe motrave mund të fillojë pikërisht me këto momente të vogla, të buta, që mbeten të paharrueshme përgjithmonë. /Telegrafi/

















































