I dyshuari për sulmin në një qendër ditore në Tajlandë ku mbetën të vrarë të paktën 31 persona u gjet i vdekur.
Mediat raportojnë se i armatosuri njëherësh një ish-oficer ka qëlluar vetën, derisa thuhet se ai gjithashtu ka vrarë gruan dhe fëmijët.
Sipas raportimeve thuhet se në mesin e viktimave janë 23 fëmijë.
Policia tajlandeze më herët në faqen e saj në Facebook e kishte identifikuar autorin si një 34-vjeçar Panya Kamrab.
Ata thanë se ai kishte ikur nga qendra e kujdesit ditor me një kamionçinë të bardhë.
Sulmuesi, Panya Kamrab, u shkarkua nga forca vitin e kaluar. /Telegrafi/