LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim

I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit, prej një muaji, ndaj të pandehurit G.S.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 22.07.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri më 19.08.2019, mbetet në fuqi.

G.S. dyshohet nga Prokuroria  Speciale se ka kryer veprën penale “ Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish-Ligjit Penal jugosllav, vepër kjo e dënueshme edhe sipas legjislacionit në fuqi, dhe konventave ndërkombëtare.


Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimi për caktimin e paraburgimit, ndaj të pandehurit është i drejtë dhe i ligjshëm, ngase ekziston dyshimi i bazuar, se ai e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, ndërkaq ekzistojnë arsye për te besuar, se mund të ikë ose arratiset, me qëllim të shmangies së procedurës penale, të ndikojë në prova ose dëshmitarë ose të kryejë vepër penale të re.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori