Juventusi ka fituar ndaj Udineses me rezultat 2-0 në Serie A.

Zonja e Vjetër ishte dukshëm më e mirë gjatë gjithë takimit dhe këto ishin tri pikë të merituara.


Davide Astori Juventus (Foto: Getty Images)

Goli i parë në takim erdhi nga Paulo Dybala në minutën e 20-të, argjentinasi shënoi nga gjuajta e lirë.

Në minutën e 38-të Gonzalo Higuain humbi penalltinë dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Paulo Dybala Udinese (Foto: Getty Images)

Dybala shënoi edhe një herë në minutën e 49-të, argjentinasi kishte mundësi të kompletonte het-trikun, por nuk arriti të tregohet i saktë para portës kundërshtare.

Paulo Dyabala Gonzalo Higuain (Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitore Juve ngjitet në vendin e parë me 71 pikë, dy më shumë se Napoli që në mbrëmje do të përballet me Interin.

Udinese bie në vendin e 12-të me 33 pikë, ndërsa në xhiron e radhës do të luajnë kundër Sassuolos.

Kundërshtari i radhës i Juventusit është Atalanta. /Telegrafi/

https://twitter.com/Seb0u75013/status/972845386284130306

https://twitter.com/Seb0u75013/status/972845386284130306

https://twitter.com/Seb0u75013/status/972852342310801409

telegrafi sport app