LAJMI I FUNDIT:

Dy të arrestuar për sulmet e 13 nëntorit në Paris

Dy të arrestuar për sulmet e 13 nëntorit në Paris

Dy persona të dyshuar për pjesëmarrje në veprimtaritë e një grupi terrorist u arrestuan në Belgjikë, në kuadër të hetimit që ka lidhje me sulmet e 13 nëntorit të vitit 2015 në Paris, bëri të ditur sot prokuroria federale belge.

Ndaj personit të parë të dyshuar, Ayoub Bazarouj u lëshua sot një mandat arresti, çfarë nënkupton privimin e lirisë në kohën e hetimit.

Personi i dytë, Soufiane A.A., u lirua me kusht nga hetuesi i dosjes.


Ayoub Bazarouj, një shtetas belg 24 vjeç i radikalizuar së bashku me dy vëllezërit dhe motrën e tij ishin nisur drejt Sirisë. Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2015 në komunën Molenbeek që ndodhet në periferi të Brukselit dhe u lirua pas një muaji.

Tre ditë pas sulmeve ku u regjistruan 130 të vdekur më 13 nëntor të vitit 2015 në Paris dhe Shën-Denis, shtëpia e familjes së tij u bë objekt i një operacioni të gjerë të policisë.

Hetuesit belgë mendojnë se Salah Abdeslam i dyshuari kyç i sulmeve në Paris, i shpallur në kërkim në atë periudhë ishte strehuar në lagjen Molenbeek, nga ku kanë dalë një numër i madh xhihadistësh. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori