Dy persona janë arrestuar në Obiliq, pasi që të njëjtit kishin sulmuar një person tjetër.

Policia njofton se deri te përleshja fizike ka ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje.


“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/