Një duzinë personash, përfshirë turistë të huaj, u lënduan kur një pemë 50-vjeçare u rrëzua pranë një stacioni autobusi në qytetin italian, Venecia.

Lisi ra mbi një grup njerëzish që prisnin në një zonë me hije në Piazzale Roma, ndalesa e fundit për autobusët dhe taksitë që transportojnë vizitorë për në dhe nga qyteti i lagunës nga kontinenti, thanë zyrtarët e qytetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Një nga më të lënduarit ishte një italiane 30-vjeçare, e cila ishte ulur në një mur pranë pemës me dy fëmijët e saj kur ajo ra, raportuan mediat italiane.

Gruaja është në gjendje kritike me lëndime në bark, ndërsa fëmijët e saj nuk u lënduan rëndë dhe janë vendosur nën kujdes psikologjik, sipas zyrtarëve të spitalit.

Një grua tjetër italiane në të 50-at është gjithashtu në gjendje kritike pasi pësoi lëndime në gjoks.

Një shtetase amerikane 60-vjeçare është nën vëzhgim për një lëndim në kokë, ndërsa bashkatdhetarja e tyre 70-vjeçare pësoi lëndime në fytyrë.

Dy turistë nga Evropa Lindore pësuan lëndime, gjithashtu. /Telegrafi/